Arbëri

Aliu: Shpërndarja e buxhetit s’është në proporcion me kontributin e komunave

Foto: Arkiv
 

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka thënë se në takimin që e kanë zhvilluar të martën me kryeministrin Albin Kurti, kanë kërkuar nga Qeveria ndarje buxhetore të bazuar në kontributin e komunave.

Aliu ka thënë se kanë kërkuar nga Kurti që t’i vizitojë komunat, duke theksuar se nevojitet një bashkërendim në mes të nivelit qendror dhe atij lokal. “Kemi ngritur shqetësimet që ne kemi pasur, gjithmonë është kërkesë e kryetarëve të komunave të ketë buxhet më shumë, por më shumë se të ketë buxhet është që të ketë një barazi, një ndarje të barabartë në bazë të asaj që paraqesin Komunat e Republikës së Kosovës”, është shprehur Kurti.