Arbëri

Ajvazi: 11 mijë persona s’i kanë pasur 15 vjet përvojë pune për të marrë pension kontributdhënës

 

Donjeta Ajvazi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Sot” të KTV-së ka thënë se sipas statistikave të tyre deri në vitin 2020 kanë qenë rreth 11 mijë persona që nuk e kanë plotësuar kriterin ligjor për 15 vjet përvojë pune para luftës, për të përfituar pensionin kontributdhënës.

“Sipas statistikave që ne i kemi deri në vitin 2020 kanë qenë diku 11 mijë persona të cilët nuk kanë arritur të marrin pensionin kontribtpagues për shkak të këtij kriteri të përcaktuar, për shkak të mospërmbushjes së stazhit prej 15 viteve”, ka theksuar Ajvazi.