Arbëri

Kurti: Ka vullnet që me Austrinë të thellohet bashkëpunimi politik e ekonomik

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, të dy kanë shprehur vullnetin që bashkëpunimi ekonomik dhe politik në mes të dy vendeve të thellohet.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar për vizitën në Austri të cilën e realizoi të enjten, duke thënë se Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës.