Arbëri

Ndizen qirinj për të masakruarit në Reçak

 

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, u përkujtuan civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.