Arbëri

Sarrazin: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Foto: DPA
 

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania gjithmonë ka qenë e qartë që Serbia për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian (BE) duhet ta njohë Kosovën.

Sarrazin në një intervistë për “Nova.rs”, ka thënë se qëndrimin e Gjermanisë e ka bërë të qartë edhe kancelari Olaf Scholz në qershor të vitit të kaluar, kur ishte në vizitë në Serbi.