Arbëri

Pas vërshimeve, në Skenderaj e Mitrovicë evidentohen dëme të mëdha

 

Dëme të mëdha janë evidentuar në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqësi, një ditë pas përmbytjeve që reshjet i shkaktuan në shumë komuna. Më shumë dëme janë parë në Skenderaj e Mitrovicë, komuna në të cilat është shpallur gjendje emergjente. Banorë të prekur nga përmbytjet tregojnë dramën për t’u shpëtuar vërshimeve.

Shtëpia e Jetullah Imerit në Tushilë të Skenderajt deri dje ka qenë dykatëshe. Katin e parë ia ka marrë uji i rrëmbyeshëm, i shkaktuar nga të reshurat e së enjtes.

Imeri e tregon momentin kritik.