Arbëri

Parashikohen sërish reshje shiu, IHMK: Do të vështirësohet situata

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të martën e 24 janarit do të ketë sërish reshje shiu, me ç'rast do ta vështirësojnë sërish situatën e vërshimeve.

Sipas IHMK-së, reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, me intensitet nga të ulët deri në mesatar, për ta përfshirë pjesën më të madhe të vendit.