Arbëri

Kurti flet për takimin me Lajçakun: S’tolerojmë që Asociacioni të vihet si parakusht

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka folur për takimin që të mërkurën mbrëma e ka zhvilluar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk do të tolerojnë që në këtë proces, Asociacioni i komunave më shumicë serbe të vihet si parakusht.

Ai ka thënë se asnjë nga 33 marrëveshjet e nënshkruara në dialogun e Brukselit nuk duhet të ketë prioritet hierarkik dhe se “10 nenet ne planin evropian nuk tolerojnë që një nen nga fundi të sillet si i pari”.