Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë celsius.
Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.