Arbëri

Prodhuesit vendorë kërkojnë lirim nga taksa për lëndën e parë dhe nga tatimi në fitim

FOTO: Driton Paqarada/KOHA
 

Bizneset prodhuese në vend, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u dalë në ndihmë duke e larguar taksën doganore për lëndën e parë dhe tatimin në fitim për disa vite, raporton Ekonomia Online.

Prodhuesit kërkojnë që institucionet vendëse të marrin shembull shtetet fqinje, ku atje kompanitë të cilat investojnë, janë të liruara nga tatimi në fitim dhe i pagës.