Arbëri

LDK-ja s'e pranon propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar se Ministria e Financave të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fondit të patundshmërive dhe faturat e vitit 2023 të llogariten sipas vlerësimeve të vitit paraprak.

LDK-ja po ashtu ka kërkuar ligjin e ri për tatim në pronë dhe që MF-ja ta bëjë rishikimin e procesit të rivlerësimit të pronave. Këto kërkesa do të paraqiten edhe si rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar kjo parti.