Arbëri

Shprehet drojë se pas qëndrimit për dialogun, Kosova mund të privohet nga disa procese

 

Njohës të çështjeve politike numërojnë pasojat potenciale për Kosovën, nëse ajo nuk do të tregohet konstruktive në dialog. Në mesin e tyre listojnë mundësinë e privimit nga liberalizimi i vizave, nga procesi i anëtarësimit në BE dhe organizata ndërkombëtare e edhe privimin nga mbështetja financiare ndërkombëtare.

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në dialog, njohës të çështjeve politike numërojnë pasojat potenciale.

Në mesin e tyre listojnë mundësinë e privimit të Kosovës nga liberalizimi i vizave, procesi i anëtarësimit në BE dhe organizata ndërkombëtare e edhe privimi nga mbështetja financiare ndërkombëtare.