Arbëri

Shasha: Serbia e Kosova përfitojnë nga plani euro-amerikan, aleatët dhanë garanci të mëdha

Miroslav Lajcak - Gabriel Escobar
Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Ruajtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë, janë garancitë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhënë Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por këto, sipas Demush Shashës, s’po e bindin Qeverinë e Kosovës.

Drejtori i Institutit EPIK deklaroi të hënën për KOHËN se në këtë situatë, shoqëria civile ka marrë barrën e funksioneve ekzekutive, ndërsa ekzekutivi atë të shoqërisë civile.