Arbëri

Kurti: Luftimi i korrupsionit u mohua nga elitat politike që vidhnin të ardhmen

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, Kosova u ngrit për 20 vende në luftimin e korrupsionit. Ai shkroi në Facebook të martën se shoqëria kosovare ka potencial për të lëvizur me shpejtësi, derisa tha se potenciali ishte mohuar “nga elitat politike të korruptuara”, që sipas Kurtit, “e vodhën të ardhmen e fëmijëve”.

Kryeministri Kurti theksoi se do të vazhdojë me qeverisje të mirë dhe të ndershme.