Arbëri

Abbott për Asociacionin: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Kosova është vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike. Abbott ka shtuar se nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike.