Arbëri

Hyseni: Qeveria është dashur ta ketë planin e vet për Asociacionin, jo t’i presë të tjerët

 

Flamur Hyseni, profesor i të drejtës në Universitetin e Prishtinës, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës që ka pasur në lidhje me Asociacionin, pasi siç thotë ai, është dashur që ekzekutivi të prezantonte një plan e jo t’i presë planet e të tjerëve.

Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së, Hyseni ka thënë se formimi i Asociacionit nuk ka ndodhur për shkaqe politike, porse ka theksuar se është obligim që ka bazë që nga pakoja e Ahtisaarit.