Arbëri

Serwer thirrje Kurtit: Ofro një propozim për Asociacionin, gjuaje topin në anën e Serbisë

Foto: Koha
 

Analisti amerikan Daniel Serwer i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dalë me një opsion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Eksperti për Ballkanin, Serwer, në një vështrim të publikuar në “Peacefare.net”, ka thënë se është i vetëdijshëm se asnjë opsion i Kurtit s’do të pëlqehej nga Serbia, por së paku “topi do të hidhej në anën e Serbisë, ku edhe e ka vendin”.