Arbëri

DASH-i s’i komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

State Departament
 

Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë raportimet në media se SHBA-ja ka kërkuar që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës derisa Kosova të mos ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Euronews Srbija” ka raportuar, se ministritë e jashtme të disa vendeve të Evropës, anëtarë të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë nga ambasada e SHBA-së në të cilën thuhet se Washingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.