Kuvendi dështon t’i miratojë masat emergjente në furnizimin e energjisë

Kuvendi dështon t’i miratojë masat emergjente në furnizimin e energjisë
Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës, ka dështuar t’i miratojë masat emergjente në furnizimin e energjisë.
Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa deputetët nga opozita nuk kanë marr pjesë në votim.
Vendimin e Qeverisë për masat emergjente në furnizimin e energjisë, para deputetëve e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Në seancën e së enjtes ajo ka theksuar se të njëjtat janë të nevojshme, pasi gjendja ende vazhdon të jetë e rënduar dhe me mundësi të përkeqësimit javëve dhe muajve në vijim.
“Duke marrë parasysh se gjendja në tregun evropian sa i përket furnizimit të çmimeve me energji elektrike vazhdon të jetë e renduar dhe me mundësi të përkeqësimit sa i përket javëve dhe muajve në vijim derisa ka ulje të temperaturave. Qeveria e Kosovës ka shpallur masat emergjente në furnizim me energji, në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Energji”, tha ajo.
Asaj i reagoi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili i ka adresuar disa pyetje karshi ministres, derisa kërkoi sqarime se sa para janë kursyer nga këto masa emergjente.
“Ne po shpallim gjendje emergjente të jashtëzakonshme, por pse nuk është në funksion Blloku A5. Pse Blloku B gjeneron diku 60 megavat më pak energji se para se me ndodh remonti. Cili është çmimi i importit të energjisë elektrike ? Me çfarë çmimi e blen Kosova energjinë dhe me çfarë çmimi e shesim”, ka deklaruar Beqa.
Por, ministrja Rizvanolli ka theksuar se vlera e kursimeve nuk është konkrete, por janë disa miliona euro, teksa tha se Blloku A5 i KEK-ut, pritet të rikthehet në funksion më 1 prill të këtij viti.
“Sa i përket vlerës së kursimeve, sigurisht mund të flasim për vlerësime por jo të sakta. Pasi secila prej pajisjeve varet nga specifikat teknike sa harxhon, po ashtu varet edhe sa kohë do të punonte ajo dhe sa do të ishte çmimi i energjisë elektrike të importit që varion nga koha në kohë. Po flasim për disa milionë euro, jo për disa qindra milionë apo dhjetëra milionë, por për disa milionë. Mendoj se edhe më e rëndësishme se vlera e kursimit është se Policia e Kosovës dhe Dogana e kanë pasur bazën ligjore që iu ka mundësuar të sekuestrohen këto pajisje që kanë qenë ilegale...Janë nënshkruar disa kontrata dhe pritet që bllokua A5 të rikthehet në punë prej datës 1 prill”, ka deklaruar ajo.
Kritik ndaj ministres dhe këtyre masave emergjente u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.
“Është ende e çuditshme qysh ende po kërkon masa emergjente për sektorin e energjisë të cilat kanë prodhuar aq pak rezolutat, sa as deputetët e partisë tënde nuk po t’i votojnë”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se këto masa emergjente janë të pakuptimta.
“Është e pakuptimtë dhe nuk shkon në favor të zgjidhjes së çështjes. Këtë e keni ditë para 1 viti se kemi krizë energjetike, keni ditë shumë mirë se mund të procedohet ligji dhe mos të vihet me vendime ad-hock, por nuk e keni konsideruar si të arsyeshëm procedimin e ligjit në këtë drejtim. Ajo çka mund të them se nuk e di çka fshehtë pas këtyre vendimeve, por e dina se edhe pas këtyre vendimeve qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike”, është shprehur ai.
Kuvendi i Kosovës, prej vitit të kaluar ka miratuar gjashtë herë vendimin për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike, për periudha 30 ditore.
Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare me pikat e tjera në rend të ditës. /KP
Kuvendi dështon të zgjedhë një anëtar të KGJK-së
Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur të enjten, ka dështuar që të zgjedhë një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pasi që asnjëri nga kandidatët nuk ka marr votat e mjaftueshme.
Në raundin e fundit të votimit kanë marr pjesë 69 deputetë. Prej këtyre 36 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, 26 kanë votuar për Besnik Bislimajn dhe 7 për kandidatin Alban Ajvazi.
“Sipas këtij rezultati i bie që asnjëri nga kandidatët e propozuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk i mori votat e mjaftueshme, andaj ky konkurs duhet të përsëritet”, ka theksuar kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Kuvendi dështon të votojë gjashtë pika të rendit të ditës
Ndonëse ka pasur kuorum në sallën e Kuvendit, si pasojë e mospjesëmarrjes në votim të të gjithë deputetëve të pranishëm, Kuvendi i Kosovës të enjten ka dështuar të votojë gjashtë pika të rendit të ditës për të cilat diskutimet kanë përfunduar në seancat e kaluara.
Pikat që kanë dështuar të votohen janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, Raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për noterinë dhe votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Të gjitha këto kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se barten për seancën tjetër.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Çipa: Rezultatet e takimit në Bruksel dhe Ohër ishin zhgënjyese

Ambasadori britanik: Në Shqipëri krimi është i lidhur me politikën dhe biznesin

Kica-Xhelili: Haxhiu ta respektojë demokracinë ose të zhvendoset në një shtet autokratik si ideologjia e saj

Konjufca takohet me Nancy Pelosi, shkëmbejnë pikëpamje për forcimin e bashkëpunimit

Xhymshiti: Politika e jashtme amerikane ka ndryshuar në mënyrë shqetësuese në raport me Kosovën

Krimi serb që pret ndëshkimin

Ministria e Bujqësisë s’e pagoi kompaninë që rinovoi katin për të cilin s’pati kontratë për shfrytëzim

Ish-zëvendësshefja e AKI-së thotë se ishte shkarkuar vetëm nga pozita dhe se mori rekomandim pozitiv nga institucionet

Izbica që nga “zona e sigurt” u kthye në zonën e një prej masakrave më të mëdha në Kosovë

Kosova merr garanci nga SHBA-ja se s’do të ketë asociacion që cenon sovranitetin

AGK: Rritet numri i sulmeve ndaj gazetarëve
