Arbëri

Mantelbardhët të zhgënjyer me koeficientin, kërkojnë shtesa deri të shpallet fundi i pandemisë

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka thënë se është e zhgënjyer me vlerën prej 105 euro të koeficientit të pagave. Kjo federatë ka kërkuar që të nisin me urgjencë negociatat për Kontratën Kolektive Sektoriale e që shtesat prej 60 eurosh të vazhdojnë deri të shpallet fundi i pandemisë së COVID-19.

Në një komunikatë për media të enjten, Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka dalë me pesë konkluzione.