Arbëri

Haradinaj: Sa e mban Kurti fjalën, unë e mbaj kryet nën ujë

Në foto kryeministri Albin Kurti gjatë seancës në të cilën prezantoi kushtet për pranim të Asociacionit. Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Daut Haradinaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për ndryshim qëndrimesh. Në një postim në Facebook, ai ka ironizuar me kohëzgjatjen e “mbajtjes së fjalës nga Kurti”.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!” ka shkruar Haradinaj.