Arbëri

Shasha i quan sensacione politike kushtet e Kurtit për Asociacionin

 

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, i ka quajtur sensacione momentale politike gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin, duke thënë se ato duhej të ishin produkte të një procesi serioz politik “që synon t’i kthejë parimet në politikë shtetërore”.

Sipas Shashës, nëse Kurti beson në “vijat e kuqe” të Asociacionit, duhej të mbante takime me liderët e opozitës dhe të niste një dialog konfidencial.