Themelohet grupi për zhvillimin e programit shtetëror për kontrollin e kancerit
Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Ditën Botërore të Kancerit, ka njoftuar se ka themeluar grupin punues, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.
Dita Botërore e Kancerit shënohet në mbarë botën më 4 shkurt.
Qëllimi i grupit, sipas MSH-së është të informojë dhe inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.
Tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato.