Arbëri

Osmani: Forcat tona e NATO do t’i parandalojnë skenarët e Vuçiqit

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretendime të qarta territoriale karshi Kosovës dhe shteteve tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Osmani në një intervistë për “Veçernji List”, ka thënë se Vuçiqi po synon të destabilizojë rajonin për t’i arritur qëllimet, porse Kosova me forcat e saja dhe me ndihmën e NATO-s do t’i parandalojë këto skenarë.