Arbëri

KEDS: Erërat e forta lanë pa rrymë një numër të caktuar të konsumatorëve

Foto: KOHA
 

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar të dielën se për shkak të erërave të forta, janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike në disa vende.

Me këtë rast, një numër i caktuar i konsumatorëve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.