Arbëri

Qeveria konfirmon takimin e Lajçakut me Kurtin e Bislimin të hënën

Foto: Twitter
 

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë të hënën Kosovën, me ç’rast do të takojë kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka thënë KOHËS se do të ketë drekë pune, ndërsa nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.