Arbëri

Kurti e Rashiqi vizitojnë familjen e Miletiqit dhe Komatoviqit në Istog

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë vizituar të martën dy familje të komunitetit joshumicë, atë Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drej përkatësisht Zhaç të Komunës së Istogut.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.