Arbëri

Bislimi fajëson “Elektroseverin” dhe BE-në për moszbatimin e marrëveshjes për energji

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka fajësuar kompaninë “Elektrosever” dhe Bashkimin Evropian për moszbatim të marrëveshjes për energjinë, të arritur në qershor të vitit të shkuar mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.

Në një konferencë për media të mërkurën, Bislimi ka thënë se e vetmja nga pjesëmarrësit në marrëveshje, “që i ka përmbushur në plotësi obligimet e saj, sipas udhërrëfyesit, ka qenë Qeveria e Kosovës”.