Arbëri

Bislimi: Marrëveshja për targa ka afat deri në fund të marsit

Besnik Bislimi - Zevendeskryeminister
Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherit kryenegociator i Kosovës në Bruksel, ka thënë se marrëveshja për targa që u arrit në Bruksel më 23 nëntor të vitit të kaluar ka një afat kohor.

Sipas Bislimit, edhe në deklaratën e publikuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, thuhet se marrëveshja vlen deri në takimin e radhës të grupit special për normalizim.