Arbëri

Gjocaj: Çmimi i rrymës në bursat ndërkombëtare s’është i lartë, s’ka arsye për rritje

 

Liron Gjocaj nga Instituti “INDEP” ka thënë se në kushtet aktuale, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk duhet të ndodhë në Kosovë.

Gjocaj ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, se çmimi i energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare aktualisht nuk është i lartë, për çka sipas tij, nuk ka arsye që KEDS-i apo KESCO-ja të kërkojë në Zyrën e Rregullatori të Energjisë (ZRRE) ngritjen e tarifave.