Ekipi i FSK-së arrin ta nxjerrë edhe nënën e 2-vjeçares të gjallë nga rrënojat në Turqi

Ekipi i FSK-së arrin ta nxjerrë edhe nënën e 2-vjeçares të gjallë nga rrënojat në Turqi
Ekipi i FSK-së ka arritur ta nxjerrë të gjallë edhe nënën e 2-vjeçares nga rrënojat të cilat i shkaktoi tërmeti në Turqi.
Këtë e ka konfirmuar për Kohën, shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral Sefer Isufi.
"Që kur është gjetur 2-vjeçarja, nga ai moment ka vazhduar angazhimi për të shpëtuar nënën e fëmijës, Kontingjenti i jonë ka arritur ta nxjerrë edhe nenën e fëmijës të gjallë”, ka thënë Isufi.
FSK-ja shpëton nga rrënojat në Turqi një fëmijë 2-vjeçar
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.
Përmes një komunikate për media thuhet se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë dhe në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare duke shtuar se janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja.
“Ekipet tona gjatë operacionit që janë duke realizuar kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë, dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”, thuhet në njoftim.
Shpëtimin e këtij fëmije e kanë konfirmuar për KOHËN edhe nga Ministria e Mbrojtjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Berisha: Rama po bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

“Marshi për drejtësi”, Hoxha: Kërkojmë gjykim të drejtë

FSK-ja do të bëhet me aeroport ushtarak

ZRRE-ja sot vendos për shtrenjtimin e rrymës

Mot me diell sot në Kosovë

Haxhimusa: Rritja e çmimit të energjisë është vetëm për ta mbajtur gjallë sistemin

Pjesëtarët e komuniteteve pakicë tregojnë se ndihen shpesh të diskriminuar

Komunitetet pakicë të pakënaqura me përfaqësuesit në Kuvend

Pas funksionalizimit të Komerciales përkeqësohet situata me lëndët e pazgjidhura

Masakra e Belegut - burrat torturoheshin para se të vriteshin

Qeveria: Termi “personat e zhdukur me forcë” do të jetë pjesë e deklaratës
