Arbëri

Osmani qëndroi në Ulqin e Tuz, zhvilloi takime me kryetarët e tyre

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka vizituar të mërkurën komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Siç ka njoftuar presidenca, në Ulqin, Osmani u prit nga kryetari i komunës, Omer Bajraktari, të cilit i shprehu mirënjohje për kontributin e komunës së Ulqinit më 1999, me strehimin e vëllezërve e motrave nga Kosova gjatë periudhës së luftës.