Arbëri

MF-ja paditet për refuzim të kompensimit për një person të kategorisë paraplegjikë dhe tetraplegjikë

 

Përfaqësues të GLPS-së dhe një qytetare kanë deponuar padi ndaj Ministrisë së Financave për refuzimin e kompensimit për një person që i përket kategorisë së personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Në justifikimin e padisë theksohet se Ministria ia mohoi qytetares të drejtën për një asistent, pasi gjatë rivlerësimit e kategorizoi atë nga grupi i parë në atë të dytin. E këtë vendim, në GLPS e kualifikuan si të kundërligjshëm

Padi ndaj Ministrisë së Financave shkaku i refuzimit të kompensimit të paraparë ligjor për një person paraplegjik dhe tetraplegjik, deponuan të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përfaqësues të organizatës GLPS dhe një qytetare.

Padia është dorëzuar me justifikimin se kjo Ministri bëri shkelje ligjore, kur gjatë rivlerësimit kategorizues që bëhet çdo pesë vjet, një qytetares që i përket kësaj kategorie ia mohoi të drejtën për shoqërues, duke e vendosur nga grupi i parë në atë të dytin.