Arbëri

Abdixhiku: Me propozimin tonë për koeficient, edukatorët do të kishin pagë bazë 650 euro

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar të mërkurën institucionin parashkollor “Yllkat” në Prishtinë, nga ku ka thënë se me propozimin e LDK-së për koeficientin e pagës, puna e edukatorëve do të kompensohej me pagë bazë deri në 650 euro.

“Me Albinën sot vizituam institucionin parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë. Aty takuam edukatoret e këtij kopshti që çdo ditë kujdesen për 267 fëmijë. Puna e tyre e çmueshme - në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë - përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.