Arbëri

Shefi i EULEX-it takon Rakiqin dhe Simiqin: Diskutuam për situatën e sigurisë në veri të Kosovës

 

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me nënkryetarin Igor Simiq, me të cilët ka folur për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Wigemark ka bërë të ditur nëpërmjet Twitterit që ky takim është zhvilluar në Mitrovicë, ndërsa e ka cilësuar si një takim të mirë.