Ibrahimi për tatimin mbi pronë: Komunat i kanë kërkuar Muratit ta kthejë procesin në pikën zero

Ibrahimi për tatimin mbi pronë: Komunat i kanë kërkuar Muratit ta kthejë procesin në pikën zero
Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka thënë se faturat e tatimit në pronë janë dyfishuar.
Ai ka thënë se bordi që përfaqëson komunat ka kërkuar nga Ministria e Financave që të pezullohet ky vendim dhe të bëhen analiza lidhur me vendimin duke marrë shumë faktorë parasysh.
Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave i kanë thënë ministrit të Financave, Hekuran Murati ta kthejë procesin në pikën zero.
“Te çështja e vlerësimit nuk e ka pas të domosdoshëm që ta bëjë vlerësimin në vitin 2022 sepse me ligjin aktual ka mundur të bëhet në vitin 2024. Murati duhet të përgjigjet se pse është marrë ky vendim në këtë gjendje ekonomike. Ato që preken më së shumti nga ky proces janë komunat sepse buxheti i komunave do të dëmtohej”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka thënë se nëse vendimi do të qëndrojë në fuqi, qytetarët duhet ta paguajnë tatimin mbi pronë, pasi sipas tij, më pas do të gjobiten.
Ai ka thënë se ministri Murati mund ta japë një zgjidhje.
Sipas tij, nëse çështja e 100 eurove është menduar vetëm për këtë vit, do t’i dëmtojë komunat shumë.
Ibrahimi: Nga 2002-ta ka pasur iniciativa për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se që nga viti 2002 ka pasur iniciativa për themelim të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.
I ftuar të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Ibrahimi ka thënë se para 21 vjetësh është tentuar të themelohej iniciativa e quajtur “Union i komunave serbe”, por një gjë e tillë nuk ka pasur përkrahje as nga bashkësia ndërkombëtare.
“Ka pasur iniciativa në vitin 2002, që atëherë kanë rrjedhur iniciativat për themelimin, siç është quajtur atëherë, Unionit të komunave serbe. Mirëpo edhe në atë kohë, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e ka përkrahur një union të tillë sepse zakonisht asociacionet i mbrojnë interesat e komunave pa dallim se kush jeton dhe vepron aty. Ato objektiv e kanë mbrojtjen e interesit të komunave. Edhe ne veprimet i bëjmë në suazat e legjislacionit tonë ekzistues por edhe për të gjitha komunat pa marrë parasysh se cila parti politike është aty, apo etnia. Rreth vitit 2002-2003, katër komunat në pjesën veriore, atëherë ishin tri – Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani, ato filluan gradualisht të tërhiqeshin nga aktivitetet e asociacionit”, ka thënë ai.
Ibrahimi ka thënë se bazuar në përvojën e tij disavjeçare në krye të një Asociacioni, Kushtetuta e Republikës së Kosovës njeh vetëm dy nivele qeverisëse, atë lokal dhe qendror, andaj kompentenca ekzekutive nuk mund të ketë një mekanizëm i quajtur Asociacion.
“Nuk kemi një nivel të mesëm qeverisës. Nuk mund të jetë mekanizëm që ka kompetenca. Komunat i bashkojnë interesat për të lobuar në ngritje të kapaciteteve por jo të ketë kompetenca ekzekutive. Marrëveshja e 2013-tës është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me 2/3-tat, pastaj përkthyer si ligj ndërkombëtar, pastaj e kemi marrëveshjen e parimeve në vitin 2015, ku mendoj se ka qenë një ndër sukseset kryesore të përfaqësuesve tanë në ato negociata që është futur klauzola në marrëveshje që çdo dokument që ka të bëjë me bashkësinë e komunave me shumicë serbe duhet të shkojë në filtrim në Gjykatën Kushtetuese. Pastaj e kemi marrëveshjen e parimeve që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi aktvendimin e saj, ku janë 23 nene që nuk janë në frymën kushtetuese dhe thuhet që ky mekanizëm duhet të krijohet. Tani edhe në marrëveshjen e vitit 2015 thuhet se aty duhet të formohet një grup punues që do ta hartojë një dokument statutin e këtij mekanizmi, por që sërish duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Prej atij momenti qeveritë e Kosovës e kanë pasur më lehtë”, është shprehur ai.
Lidhur me draft-statutit të hartuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Ibrahimi ka thënë se ai document nuk ka të bëjë fare me rolin e një Asociacioni.
“Unë nuk do të mund të bazohesha në dokumente që dalin nga organizata të ndryshme. Draft-statuti i dalë nga FES-i nuk ka të bëjë fare me rolin e një Asociacioni. Roli i Asociacionit është komplet ndryshe. Ky dokument nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Ky mekanizëm do t’i ketë në vete vetëm 10 komuna. Që në fillim po bën barrikada për komunat tjera. Te ne anëtarësimi është vullnetar”, ka theksuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

ZRRE-ja sot vendos për shtrenjtimin e rrymës

Mot me diell sot në Kosovë

Haxhimusa: Rritja e çmimit të energjisë është vetëm për ta mbajtur gjallë sistemin

Pjesëtarët e komuniteteve pakicë tregojnë se ndihen shpesh të diskriminuar

Komunitetet pakicë të pakënaqura me përfaqësuesit në Kuvend

Pas funksionalizimit të Komerciales përkeqësohet situata me lëndët e pazgjidhura

Masakra e Belegut - burrat torturoheshin para se të vriteshin

Qeveria: Termi “personat e zhdukur me forcë” do të jetë pjesë e deklaratës

BE-ja: Pasoja, nëse s’ka zbatim të marrëveshjes

Jakurti: Norma e lartë e inflacionit duhet të jetë problemi kryesor i ekonomisë në Kosovë

Delegacioni danez vizitoi Burgun e Gjilanit, informohet për trajtimin e të burgosurve
