Arbëri

LDK: Qeveria mashtroi qytetarët, produktet bazike u shtrenjtuan për 50%

 

Lidhja Demokratike e Kosovës e akuzuar Qeverinë se i ka mashtruar qytetarët duke u premtuar përballueshmëri të kostos së jetetës, ndërsa thonë se produktet bazike janë shtrenjtuar për 50 për qind. 

Sipas LDK-së, premtimi i Qeverisë është mashtrim, pasi siç thonë ata, për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.