Arbëri

Borrelli pret që Kurti e Vuçiqi të takohen “së shpejti” për mbështetje të propozimit

 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, duke arritur në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, ka paralajmëruar se do t'i informojë liderët për ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se çfarë është zhvilluar kohëve të fundit.

“Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim“, ka thënë Borrell.