Arbëri

Begaj në takim me Peach vlerëson vullnetin e Kosovës për të pranuar planin evropian

 

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot të ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, lordin Stuart Peach, me ç’rast vlerësoi vullnetin e Kosovës për të pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se presidenti Begaj në këtë takim ka theksuar rëndësinë e arritjes sa më parë të një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të zbatueshme mes palëve, njofton KosovaPress.