Arbëri

Çitaku-Kurtit: Kur darkon me Lajçakun paramendoni që i keni përballë qytetarët që u keni thënë “Zajednica nuk kalon”

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili në seancën e Kuvendit ka thënë se kur opozita takon të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, “t’ia thotë të njëjtat fjalë me të njëjtin zell, siç m’i thonë mua, edhe atij”.

Çitaku i ka thënë Kurtit ta paramendojë se kur darkon me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, i ka përballë edhe qytetarët, të cilëve, siç thotë, u ka thënë zëshëm “Zajednica nuk kalon”.