Arbëri

Trajkoviq: Qeveria e Serbisë e Vuçiqi financuesit kryesorë të Veselinoviqit e Radoiçiqit

 

Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë financuesit kryesorë të kriminelëve Zvonko Veselinoviq e Milan Radoiçiq.

Trajkoviq në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka thënë se Qeveria e Serbisë po i jep projektet më fitimprurëse Veselinoviqit e Radoiçiqit, ndonëse ata janë në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ku cilësohen si mafiozë transnacionalë.