Arbëri

Studimi i QKRMT-së, traumat e grave të dhunuara gjatë luftës janë bartur te fëmijët

 

Traumat e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë janë bartur edhe te fëmijët e tyre, sipas një studimi të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), që u publikua javën e kaluar.

Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së, ka thënë se një studim i tillë është unik në botë. Ajo ka thënë se e kanë provuar shkencëtarisht ndikimin që kanë pasur traumat e të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftë te fëmijët e tyre.