Rizvanolli: Mesatarisht brenda javës KEDS-i zë 180-214 qytetarë duke vjedhur rrymën

Rizvanolli: Mesatarisht brenda javës KEDS-i zë 180-214 qytetarë duke vjedhur rrymën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit për punën e Ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023, në Komisionin për ekonomi, ka folur edhe për rastet e vjedhjes së energjisë elektrike nga ana e qytetarëve.
“E dimë që KEDS-i në baza javore raporton se i bën rreth 2 mijë kontrolle në javë, ku asistohet edhe nga Policia e Kosovës, dhe rreth 180 deri 214 raste të vjedhjes së energjisë i zë mesatarisht brenda një javë, që janë raste të identifikuara të vjedhjes”, ka deklaruar Rizvanolli.
Ajo ka thënë se vlera e humbjeve si rezultat i këtyre kontrolleve në vitin 2022 është ulur për 1.4 për qind në krahasim me vitin 2021.
Rizvanolli: Konfiskimi i pajisjeve për mihje të kriptovalutave ndikoi në kursimin e 1 milion eurove
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit për punën e Ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023, në Komisionin për ekonomi, si të arritur të vitit të kaluar e ka paraqitur ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave në veri.
Ajo ka thënë se në vitin që shkoi janë konfiskuar gjithsej 600 pajisje për mihje të kriptovalutave.
“Gjatë kësaj periudhe të masave emergjente është ndaluar përdorimi i energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave, aktivitet që zhvillohet në ekonominë e hirtë dhe mendoj që kjo ka pasur një efekt në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe në komunat në veri të Kosovës ku janë konfiskuar mbi 600 pajisje në tetë ferma të kriptovalutave të cilat gjatë vitit të kaluar janë shkatërruar në veri nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës”, ka theksuar Rizvanolli.
Sipas saj kjo ka bërë që konsumi i energjisë në veri të bie.
“Kjo i ka kursyer Kosovës mbi 1 milionë euro çdo vit në kursimin e energjisë dhe së bashku me luftën ndaj fermave të drogës dhe aktiviteteve të tjera ilegale në veri kemi pasur ulje të konsumit të energjisë, përderisa viteve të kaluara kemi pasur rritje prej 14 për qind për çdo vit”, është shprehur Rizvanolli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

KFOR: Pas sulmit në Banjskë, kemi katërfishuar praninë në veri

Krimet e pandëshkuara të luftës

Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe

98 për qind e fëmijëve që s’dëgjojnë, s’dinë shkrim-lexim pas shkollës së mesme

Osmanaj: Draftstatuti cenon Kushtetutën në disa pika

Serbia rekruton në ushtri edhe të rinj nga veriu i Kosovës

Familjarët i bëjnë thirrje Prokurorisë t’ia lejojnë zhvarrimin e Liridona Ademajt

Vëllai i Liridonës: Dyshojmë se e vranë për të përfituar para nga sigurimi jetësor

Kosova avancon strategjinë e përballjes në raste sulmi si në Banjskë

Mbi 4000 vetura konvertuan targat ilegale në RKS

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, të martën protestë në Prishtinë
