Arbëri

Qerkini: Kurtit t’i vijë marre t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

 

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur në Mitrovicë, ka pasur kritika të ashpra për kryeministrin Albin Kurti, të cilin e akuzoi se s’ka bërë asgjë prej që ka ardhur në qeverisje për personat e pagjetur.

Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së, Qerkini ka thënë se “Kurtit duhet t’i vijë marrë t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturave”, pasi sipas tij, “nuk ka bërë asgjë për ta deri tash”. Ai pati kritika edhe për kryesuesin e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti.