Arbëri

Scholzi sheh “përparime të mëdha” në dialogun Kosovë-Serbi

Foto: AP
 

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se plani i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është i mirë dhe duhet të zbatohet nga të dyja palët. Ai ka deklaruar se në dialog është bërë përparim i madh dhe se gëzohet për rezultatet konstruktive që do të arrihen.

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Berlin, Scholz në konferencë të përbashkët për media, ka thënë se pret që plani evropian për dialogun Kosovë-Serbi të përfundojë së shpejti dhe me sukses.