Arbëri

Imeri s’pret të nënshkruhet ndonjë marrëveshje në Ohër

 

Profesori i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, është shprehur tejet skeptik se në të ardhmen e afërt do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe në takimin në Ohër më 18 mars.

Imeri ka thënë se Bashkimi Evropian e ka ndjerë se ende nuk i ka palët në të njëjtën linjë që dëshiron. Ka shtuar se në takimin e fundit Bruksel më 27 shkurt, është arritur maksimumi i asaj që mund të arrihej.