Szunyog i kërkon Abdixhikut përkrahje për Marrëveshjen e Ohrit
Foto: Twitter
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Szunyog shkroi në Twitter të mërkurën se kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka kërkuar mbështetjen për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se marrëveshja duhet të zbatohet menjëherë.
“Duke kontaktuar partitë opozitare, sot në mëngjes takova Lumir Abdixhikun dhe Kryesinë e LDK-së. Diskutuam nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.