Arbëri

Hetim preliminar në Kardiologji, dyshime për administrimin e listës së pritjeve

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Hetues të Krimeve Ekonomike javën e shkuar kërkuan nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK disa shkresa lidhur me 4 pacientë të trajtuar aty. Asnjëra nga instancat nuk e konfirmoi zyrtarisht rastin, por burime të KOHËS bënë të ditur se hetimi ka filluar pasi një nga mjekët e kësaj klinike i është drejtuar hetuesisë, me kërkesë për inicimin e hetimit ndaj kolegëve

Policia e Kosovës është kthyer sërish për hetim në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK. Javën e shkuar, hetues të Policisë së Krimeve Ekonomike patën kërkuar informata mbi mënyrën e funksionimit të kësaj klinike.

Një burim i ka thënë KOHËS se hetimi, krahas tjerash, ka të bëjë me mënyrën se si administrohen listat e pritjes përbrenda klinikës. Lista të pritjes aty ka kryesisht për procedurat e koronarografisë, stentimeve dhe vendosjes së pacemakerëve.