Arbëri

Edhe 24 vjet pas masakrës, mungojnë varret e 70 prej 103 të vrarëve në Krushë të Vogël

 

Edhe pas 24 vjetësh, Vezire Batusha e dhjetëra familjarë të tjerë, nuk kanë ku t’i vajtojnë më të dashurit e tyre të masakruar në Krushë të Vogël. Trupat nuk u janë gjetur, e institucionet e drejtësisë nuk e kanë thënë fjalën e vet.

Në këtë vend të Krushës së Vogël që shteti ende nuk ka arritur ta kthejë në Kompleks Memorial, 24 vjet më parë 103 civilë u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe, 70 nga të cilët nuk u gjetën kurrë.

Në këtë hapësirë, Vezire Batusha shkon për t’i vajtuar dy djemtë dhe burrin e vrarë.