Arbëri

Szunyogu takon përfaqësues të komuniteteve pakicë, diskutojnë për marrëveshjen me Serbinë

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, u takua të hënën me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shkroi në Facebook se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë dhe luajnë “rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës”.